“Futbolli na bashkon”/ Mblidhen ish-futbollistët e Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës në Belgjikë
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 21 May 2023
Është zhvilluar dje në Shtëpinë e Futbollit Shqiptar turneu miqësor “Futbolli na bashkon”, ku morën pjesë Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, Kosovës dhe një përfaqësuese e Diasporës në Belgjikës.
Turneu i konceptuar si një triangolare ka qenë një festë e vërtetë futbolli me shumë breza ish-futbollistësh të njohur, të cilët kanë shkruar historinë ndër vite e të cilët janë rikthyer në fushë për t’u bërë bashkë në këtë aktivitet të veçantë.
Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me Ligën e Veteranëve të Futbollit të Kosovës kanë organizuar këtë turne teksa të treja ekipet luajtën secila nga dy ndeshje me nga 40 minuta.
Të pranishëm ishin presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, si edhe përfaqësues të FSHF-së, FFK-së dhe diasporës shqiptare në Belgjikë.
Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë, që drejtohet nga Sulejman Mema, në këtë aktivitet përbëhej nga këta ish-futbollistë: Isli Hidi, Andi Lila, Erion Xhafa, Nevil Dede, Arjan Pisha, Luan Pinari, Gilman Lika, Fjodor Xhafa, Altin Lala, Jahmir Hyka, Bledar Mancaku, Elvis Sina, Dorian Bylykbashi, Endri Vrapi, Migen Memelli, Gentian Muça, Renato Arapi, Igli Allmuça, Sabien Lilaj, Bledar Shkëmbi, Vioresin Sinani.
Skuadra kuqezi prej kohësh është organizuar, duke u përgatitur dhe duke zhvilluar seanca stërvitore rregullisht për të marrë pjesë në turne dhe ndeshje miqësore, njofton tch.
Turneu “Futbolli na bashkon” startoi në ora 17:00 me ndeshjen hapëse, mes Shqipërisë dhe Diasporës së Belgjikës, që përfundoi me fitoren 2-1.
Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Fjodor Xhafa dhe Gentjan Muça, ndërkohë që u aktivizuan të gjithë futbollistët që ishin të ftuar.
Ndeshja e dytë, ajo Kosovë – Diaspora e Belgjikës përfundoi me fitoren 1-0 të Kosovës, ndërsa dueli i fundit Shqipëri-Kosovë u mbyll me rezultatin 5-1 në favor të kuqezinjve me golat e shënuar nga Jahmir Hyka (2), Renato Arapi, Migen Memelli dhe Gilman Lika.
Ndeshja e dytë, ajo Kosovë – Diaspora e Belgjikës përfundoi me fitoren 1-0 të Kosovës, ndërsa dueli i fundit Shqipëri-Kosovë u mbyll me rezultatin 5-1 në favor të kuqezinjve me golat e shënuar nga Jahmir Hyka (2), Renato Arapi, Migen Memelli dhe Gilman Lika.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...