Lajme

Fushë Kosovë, vidhen kabllo të energjisë në vlerë të 22 mijë e 500 eurove

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 20 March 2022

Në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, një person përmes videove e ka vërejtur se dy të dyshuar kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë të 22 mijë e 500 eurove.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është konsultuar prokurori i shtetit.

“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera