Lajme

Fushë Kosova, zona industriale dhe Kalabria nesër pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 15 June 2019

Kompania Rajonale Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se se nesër në Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zona Industriale nuk do të ketë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.

Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 07:00 deri në ora 21:00, pasi në këtë kohë do të ndodhin punime teknike në realizimin e kyçjes – degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës.

“Pas përfundimit të kësaj kyçjeje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale në qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave tjera, pastaj kursim të ujit te pijes në këto kohë me temperatura të larta, me qëllim që të kenë mundësi, qasje e furnizim të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera