Fushata zgjedhore – LDK dhe AAK deklarohen për pesë ditë fushatë, LVV dhe PDK pa qëndrim zyrtar
Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 16 September 2021
Sot ka nisur zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku me kalendarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.
Por për shkak të situatës me pandeminë disa nga partitë politike janë shprehur për shkurtimin e periudhës së fushatës.Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ditë më parë u kishte dërguar një letër kryetarëve të partive parlamentare, ku për shkak të situatës me pandeminë kishte propozuar fushata të reduktohet në 10 ditë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kishte thënë se shkurtimi i fushatës zgjedhore duhet të trajtohet dhe të merret vendim.Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se fushata zgjedhore duhet të shkurtohet edhe më shumë, vetëm në pesë ditë.Deri tani zyrtarisht, LDK dhe AKK zyrtarisht janë deklaruar pro shkurtimit të fushatës në pesë ditë.
“Në mbledhjen e mbajtur Kryesia e LDK-së, duke marrë për bazë gjendjen e rëndë shëndetësore në vend, gjendje e shkaktuar për shkak të keqmenaxhimit pandemik e të paprecedentë, vendosi që në mënyrë krejtësisht vullnetare, fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë; me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare. Fushata, ndërsa, do të mbahet vetëm në formë digjitale dhe në tubime duke i respektuar në përpikëri rregullativën në vend mbi tubimet publike”, thuhej në deklaratën e LDK-së.
Ndërkaq, shkurtimin e fushatës në vetëm pesë e ka njoftuar të mërkurën edhe kryetari i AAK-së.Haradinaj ka bërë të ditur se duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me COVID-19, AAK ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale ta kufizojë në pesë ditë.Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se edhe fushatën pesë ditore do të zhvillojnë në përputhje të plotë me rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale Tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Poashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit.
Do të përpiqemi që të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 tetorit. Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale”, theksoi ai.Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte deklaruar se si parti politike janë shprehur se fushata zgjedhore mund të mbahet në vetëm pak ditë apo edhe në anulim të gjithë fushatës.Megjithatë Vetëvendosje dhe PDK ndonëse në parim janë shprehur për shkurtimin e fushatës nuk kanë njoftuar zyrtarisht nëse do të mbajnë përgjatë 30 ditëve, apo do ta shkurtojnë atë për shkak të situatës me pandeminë.
Të tjera
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...