Lajme

Fushata në SHBA, më e shtrenjta në botë! Paratë vijnë nga donatorë dhe miliarderë, por sa ndikim kanë në zgjedhje?

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 19 August 2024

Fushata zgjedhore në SHBA, është më e shtrenjta në botë: Sipas mediave në Gjermani, në fakt, në asnjë vend tjetër nuk hidhen aq para për fushatën sa në SHBA.

Në vitin 2020, kur u zgjodh Joe Biden, ai Donad Trump u mund, së bashku kishin shpenzuar rreth 5,7 miliardë dollarë në fushatë, e ky ishte një rekord, dy herë më i lartë se në zgjedhjet e mëparshme, sipas organizatës Open Secrets, që dokumenton donacionet e fushatave. Paratë vijnë nga donatorë të vegjël, nga miliarderë dhe ata që drejtojnë ekonominë, të cilët shpresojnë të rrisin ndikimin.

A fiton ai që ia del të mbledhë më shumë para? Vetëm në muajin korrik Kamala Harris tha se mori 310 milionë dollarë donacione. Në të njëjtën periudhë Donald Trumppohoi se kishte marrë 138 milionë dollarë donacione, shkruan Reuters. Miliarderi George Soros mbështet kandidaten demokrate Kamala Harris, ashtu si edhe sipërmarrësi i njohur Reid Hoffman, një sipërmarrës i shquar, bashkëthemelues i platformës Linkedin dhe anëtar i bordit të Microsoft.

-Advertisement-

Donald Trump merr gjithashtu ndihma nga drejtues të rëndësishëm të ekonomisë. Miliarderi Timothy Mellon shpenzoi 50 milionë dollarë në maj për të mbështetur Trumpin, informon revista amerikane Time. Edhe investitori i teknologjisë David Sacks dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk e mbështesin Trumpin. Megjithatë, një vështrim në të kaluarën tregon se vetëm paratë nuk mjaftojnë. Hillary Clinton mblodhi dukshëm më shumë para se Donald Trump në fushatën zgjedhore të vitit 2016, megjithatë ajo humbi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera