Sport

Fusha sportive e Bregut të Diellit “mbulohet” me fanellën e Fadil Vokrrit

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 14 September 2021

Fusha sportive e lagjes së Bregut të Diellit në Prishtinë sot mori një pamje krejtësisht tjetër.

Kjo fushë e kësaj lagje u mbulua me një punim artistik që mban fanellën e legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrrit.

Ishte djali i tij, Gramoz Vokrri, i cili ishte i ftuar nga drejtoria e sportit në Prishtinë me rastin e përfundimit të këtij projekti.

-Advertisement-

“Isha i mahnitur me këtë punim artistik të fushës, i cili e nderon figurën e Fadil Vokrrit. Me shpresën që projekte të tilla të frymëzojnë gjeneratat e reja në drejtim të sportit në përgjithësi”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera