Lajme

Fusha ku është zhvilluar Beteja e Pantinës më 1168, në kohën kur serbët jetonin larg Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:25 | 06 August 2017

Historiani i njohur Jahja Drançolli, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi për të cilën thotë se është fusha ku mund të jetë zhvilluar “Beteja e Pantinës” e vitit 1168.

“Në shërbim të Emanuel I Komnenos, perandor bizantin, Tihomiri i familjes Nemanja, ishte caktuar për zhupan të Rashës. Ndërsa, Stefan Nemanja, vëlla i tij, qe caktuar ta zotëronte Toplicën, dëshmi këto që rasianët (serbët) ishin ende larg Kosovës. Duke mos qenë i kënaqur nga pushteti bizantin, që atëbotë përfshinte gjithë Kosovën, Nemanja erdhi në konflikt më vëllezërit e tij për të zhvilluar betejën e njohur kundër tyre në Pantinë afër Vushtrrisë (në vjeshtë të vitit 1168).

Ushtria e Tihomirit kishte pësuar disfatë, ndërsa ai vetë në ikje ishte mbytur në lumin Sitnica. Pas kësaj beteje, Nemanja kishte arritur për të evituar përzierjen bizantine, ndërsa vetë iu imponua vëllezërve si zhupan i madh dhe u vu në krye të Rashës (1168-1196)!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera