Lajme

Furnizuan veturën me derivate në vlerë 80 euro, ikën pa e bërë pagesën

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 15 November 2021

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të cilët pasi janë furnizuar me derivate në vlerë 80 euro, janë larguar pa e bërë pagesën, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Volljakë të Klinës.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një pikë të derivateve pasi janë furnizuar me një veturë pa targa në vlerë 80 euro dhe ishin
larguar pa e bërë pagesën”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera