Fuqia e trurit, sekreti qëndron tek vitaminat
Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 14 January 2021
Shëndeti i mendjes bazohet ndjeshëm në një regjim të pasur ushqimor me produkte që stimulojnë çdo qelizë të tij.
Më poshtë do të gjeni një listë me 7 vitaminat më të mira që fuqizojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe performancën mendore.
7 Vitamina Të Mira Për Trurin
Vitamina A
Të gjithë i njohim vlerat e vitaminës A për shëndetin. Por kjo vitaminë është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të trurit. Vitamina A zgjeron aftësitë e mendjes dhe të sistemit nervor. Ajo përmirëson ndërlidhjen mes zonës së kujtesës dhe mësimit dhe zonës së qelizave. Kjo vitaminë shërben si antioksidant, një mjet i fuqishëm kundër radikaleve të lira. Burimet më të mira të vitaminës A janë spinaqi, pjeshka, mëlçia dhe kajsitë.
Acidi FolikËshtë një nga format e vitaminës B9 dhe mbn nën kontroll qelizat e trurit. Acidi folik forcon kujtesën afat shkurtër dhe vigjilencën dhe largon amullinë në veprime dhe letargjinë. Disa prej burimeve ushqimore më të pasura me acid folik janë barishtet, thjerrëzat, fasulet dhe bishtajoret.
Vitamina B6
Është një nga vitaminat e kompleksit B e dobishme për një kujtesë të fortë. Disa nga burimet më të mira të kësaj vitamine janë pjepri, mishi, drithërat e pasuruar dhe fasulet.
Vitamina B12
Kjo vitaminë është jetësore për shëndetin e qelizave nervore. Ajo mban të paprekur mielinën e cila mbulon fibrat nervorë dhe lëshon impulse elektrike në tru. Në këtë mënyrë, kjo vitaminë parandalon sëmundjet e trurit. Vitamina B12 parandalon depresionin dhe luhatjet e humorit dhe rrit vigjilencën. Ajo parandalon humbjen e kujtesës. Disa nga burimet më të mira të kësaj vitamin janë peshku, mishi i derrit, shpendëve dhe viçit. Ju mund të përdorni edhe suplementë të vitaminës B12 në farmaci. Të dhënat tregojnë se spirulina është shumë e pasur me vitaminë B12.
Vitamina C
Radikalet e lira janë një rrezik madhor i qelizave të trurit. Mënyra më e mirë për të parandaluar dëmin e këtyre radikaleve është marrja e antioksidantëve. Vitamina C e luan këtë rol shkëlqyeshëm dhe siguron shëndetin jo vetëm të trurit por edhe të sistemit imunitar dhe zemrës. Burime të mira të vitaminës C janë agrumet dhe bishtajoret.
Vitamina D
Ndihmon shëndetin e qelizave të trurit dhe mirëmbajtjen e tyre. Burime të mira të vitaminës D janë shpendët, mishi i viçit, mëlçia, djathi, peshku, etj. Vegjetarianët mund të konsumojnë kërpudha që përmbajnë vitaminën D2, një formë e vitaminës D. Drita e diellit është gjithashtu një burim i mirë i kësaj vitamine.
Vitamina E
Kjo vitaminë mbron qelizat e trurit dhe nervave nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Ajo ndalon ose vonon progresin e sëmundjes së ALzheimerit tek të moshuarit. Patatja e ëmbël, barishtet, drithërat dhe arrorët janë burime shumë të mira të kësaj vitamine.
Të tjera
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...