Fuqia e pasaportës së Kosovës në vendin e 99-të në nivel global

Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 24 January 2023
Këto të dhëna janë publikuar në indeksin e pasaportave Henley, që bën rënditjen origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të vëndeve të ndryshme të botës, raporton RTKlive.
Pasaporta më e fuqishme në botë është ajo e Japonisë, pasuar nga Singapori dhe Koreja e Jugut, kurse më e dobëta është ajo e Afganistanit, Irakut e Sirisë.
Këto të dhëna janë publikuar në indeksin e pasaportave Henley, që bën rënditjen origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të vëndeve të ndryshme të botës, raporton RTKlive.
Kjo, duke u bazuar në numrin e destinacioneve në të cilat poseduesi i një pasaporte të një vendi, mund të hyjë pa pasur nevojë të marrë paraprakisht një vizë.
Sa u përket pasaportave të vëndeve të ish Jugosllavisë, pasaportat më të fuqishme nivel global, janë ajo e Sllovenisë në vendin e 11-të, kurse ajo e Kroacisë në vendin e 18-të.
Tanimë këto dy shtete janë pjesë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Në anën tjetër, sa u perket gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasaporta e Serbisë është e para në vendin e 37-të, raporton RTKlive.
Pas këtij shteti, pasaporta më e fuqishme nga rajoni, janë ato të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në vëndin e 46, Bosnje e Hercegovinës në vendin e 51, Shqipërisë në vendin e 52, kurse e Kosovës është e fundit në vendin e 99.
Pasaporta e Serbisë në vendin e 37 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 137 vende të botës.
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 46 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 126 shtete të botës.
Pasaporta e Malit të Zi në vendin e 46 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 124 shtete të botës.
Pasaporta e Bosnje e Hercegovinës në vendin e 51 dhe poseduesi i saj ka qasje pë vizë në 118 shtete të botës.
Pasaporta e Shqipërisë në vendin e 52 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 115 shtete të botës.
Pasaporta e Kosovës në vendin e 99 dhe poseduesi i saj ka qasje pa vizë në 41 shtete të botës.
Për nga fuqia, pasaporta e Kosovës ndodhet para asaj të Libanit dhe prapa asaj të Sudanit.
Ajo e Shqipërisë, për nga fuqia e saj, ndodhet prapa asaj të Rusisë dhe para pasaportës së Gjeorgjisë.
Pasaporta e Serbisë për nga fuqia, ndodhet prapa pasaportës së Paraguait dhe para Perusë.
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut ndodhet prapa asaj të Tuvalusë dhe para asaj të Malit të Zi.
Pasaporta e Malit të Zi për nga fuqia ndodhet prapa asaj të Maqedonisë së Veriut dhe para asaj të Kiribatit.
Pasaporta e Bosnje e Hercegovinës ndodhet prapa asaj të Ishujve Palau dhe para asaj të Mikronezisë.
Radhitja bazohet në të dhëna ekskluzive të mbledhura nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit.

Të tjera
-
Hekuran Murati arrin në Kuvend: Uroj të ndryshojë qëndrim opozita për ta zhbllokuar procesin
Ministri në dorëheqje i Financave dhe deputeti Hekuran Murati, pasi mbrëmë ka...
-
Policia për 24 orë shqiptoi mbi 2000 gjoba trafiku
Policia e Kosovës gjatë ditës së premte ka shqiptuar 2137 gjoba trafiku. P...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Gjakovë, arrestohet një person
Një qytetar në Gjakovë ka raportuar në polici se person-a të panjohur kanë sh...
-
Vd*es një person në Entin Special në Shtime
Një person ka vdekur në Entin Special në Shtime. Policia e Kosovës në rapo...
-
Vuçiq e ndërpret vizitën në SHBA pasi “sëmuret” befasisht – kishte lajmëruar takim me Trump
Mediat serbe raportojnë bazuar në informacione jozyrtare se presidenti serb A...
-
Osmani mbulohet me shami në vizitën në Xhaminë Kombëtare të Malajzisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë ...
-
“Seanca e pafund” vazhdon sot, opozita e palëkundur, Vetëvendosje insiston me Haxhiun për kryekuvendare
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 10:00, për të dhje...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë di...
-
Aksidenti në Stuttgart, Konsullata e Kosovës publikon numrin emergjent
Disa persona u lënduan, tre prej tyre rëndë, pasi një makinë u përplas me një...
-
Kontrabandimi i barnave përmes aeroportit, pesë të arrestuar – në mesin e tyre edhe dy zyrtarë doganorë
Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandim të barnave përmes A...
-
Skuteri bie në pusetën e hapur në Breg të Diellit, raportohet për një të lënduar
Një person raportohet se ka mbetur i lënduar, pasi ra me skuter në një puset ...
-
Mbyllet përkohësisht rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të asfaltimit, do...