Lajme

Funta bie në nivelin më të ulët në dy vjet kundrejt dollarit

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 06 July 2022

Funta ka regjistruar rënien më të ulët në dy vjetët e fundit karshi dollarit.

Kjo ka reflektuar në rritjen e shqetësimit tek tregtarët për recesionin botëror, derisa çmimet e energjisë vazhdojnë të shënojnë rritje.

Edhe Sterlina gjithashtu është dobët pasi ka shqetësime në tregje për rritjen ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

-Advertisement-

Funta të martën ka pasë vlerë 1.19 dollar, për herën e parë që nga marsi i 2020, kur Britania është në izolimin e parë për shkak të COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera