Fundosja e anijes “Moskva” ka dëmtuar rëndë imazhin e ushtrisë ruse
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 16 April 2022
Ndërsa mediat dhe zyrtarët rusë po përpiqeshin të premten për të shpjeguar fundosjen e anijes në Detin e Zi , ishte e qartë se humbja e anijes dhe ekuipazhit të tij ishte një tjetër goditje për planet e luftës të Vladimir Putinit dhe imazhin e ushtrisë së tij, shkruan The Guardian.
Që në fillim, qeveria ruse u përpoq të nënvlerësonte atë që kishte ndodhur. Në fillim ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se zjarri ishte shkaktuar për shkak të një incidenti në bord. Më pas ministria tha se zjarri ishte vënë në kontroll. Ndërsa në një deklaratë vonë të enjten, ministria tha anija ishte fundosur për shkak të stuhisë.
Andrei Medvedev, gazetar i VGTRK dhe deputet për këshillin e qytetit të Moskës, tha: “Fundosja e anijes Moskva është një ngjarje e rëndë, qoftë nga pikëpamja reputacionale ashtu edhe nga pikëpamja ushtarake. Por a është një katastrofë? Jo.”
Ukraina pretendon se goditi anijen me raketa Neptun. Asnjë fotografi e Moskva-s apo ekuipazhit të saj nuk është publikuar në mediat ruse që kur anija u dëmtua. Disa raporte perëndimore sugjerojnë se vetëm dhjetëra nga rreth 500 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pasi anija u përmbyt. Rusia nuk ka publikuar asnjë informacion zyrtar për numrin e marinarëve që kishin vdekur, raporton abcnews.al.
Kaq e pamundur ishte ideja e fundosjes së anijes në sytë e Moskës, saqë në vitin 2020 zyrtarët e krishterë ortodoksë thanë se ajo ishte caktuar të mbante një pjesë të “kryqit të vërtetë”, një relike nga kryqi prej druri mbi të cilin thuhet se Jezu Krishti ishte kryqëzuar.
Por fundosja e anijes ruse është një tjetër goditje për imazhin e ushtrisë ruse si një forcë profesionale në atë që Kremlini e quan një “operacion special” në territorin e Ukrainës.
Fundosja e anijes ishte “në kontrast me imazhin e një ushtrie të modernizuar dhe të suksseshme dhe me vetëbesimin me të cilin Rusia filloi këtë luftë,” shkroi Alexander Baunov, një analist politik.
Kryqëzori Moskva, anija kryesore e flotës ruse në Detin e Zi, u ankorua në Sevastopol në 2008. Fundosja e anijes mund të mos përbëjë një ndryshim vendimtar në planet e luftës së Rusisë. Flota ruse do të vazhdojë të bllokojë portet e Ukrainës në Detin e Zi, megjithëse duket se flotilja është zhvendosur më larg nga vija bregdetare për të parandaluar një sulm tjetër.
Disa skenarë më pak të besueshëm, të tillë si një zbarkim amfib rus pranë Odesës, janë gati të pamundura tani. Ndërkohë vazhdojnë luftimet në terren. Ekspertët rusë pohuan se fundosja e anijes ishte një shpërqendrim nga fitorja e forcave ruse në qytete të tilla si Mariupol, ku Moska pretendon se marinsat ukrainas janë dorëzuar.
Ndërkohë ushtria ruse po rigrupon forcat për një ofensive në lindje të Ukrainës. Por shkalla e humbjeve në bordin e Moskës pa dyshim do të tronditë publikun rus. Fundosja e anijes është një nga provat se lufta nuk do të përfundojë së shpejti. /abcnews.al
Të tjera
-
Ulutash takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së: Përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, i ka pritur në takim ambasadorët e vendev...
-
Komandanti i KFOR-it takon kryetaren e Graçanicës: Rikonfirmova përkushtimin për sigurinë e të gjitha komuniteteve
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan U...
-
Suspendimi i gjykatësit që e la në liri Enver Sekiraqën, avokati Jashari: Vendim i ngutshëm
Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të ngutshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor ...
-
Breshëri shkakton kaos në Han të Elezit, thyhen xhamat e veturave
Reshjet e shiut dhe breshëri kanë shkaktuar kaos në komunën e Hanit të Elezit...
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...
-
Wang: Parimi i një Kine, bazë e fortë për paqen
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës s...
-
BIK: Ata që duan të shkojnë në Haxh duhet të marrin leje, në të kundërten gjobiten me 2500 euro
Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxh...
-
OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destab*ilizues
Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritj...
-
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime, shkr...
-
“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë
Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alb...
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...