Lajme

Fundoset anija me 21 persona në bord

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 20 August 2017

Një anije irakiane është fundosur mbrëmë pasi që ishte përplasur me një anije tjetër në ujërat irakiane, duke i mbytur të paktën katër persona, njofton televizioni shtetëror i Irakut.

Anija al-Misbar kishte 21 marinarë në bord, nga të cilët 10 janë shpëtuar, sipas Ministrisë së Transportit të Irakut, transmeton Express.

Kërkimet për të mbijetuar kanë vazhduar edhe në orët e vona. Ndërkohë, nuk janë dhënë detaje për anijen tjetër që u përfshi në aksident.

-Advertisement-

Anija al-Misbar është në pronësi të autoritet të portit të shtetit të Irakut./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera