Ekonomi

Fundi tragjik i Bitcoin

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 20 March 2018

Bitcoin u rrit për 1,900% vitin e kaluar, para se të binte prapë.

Investitori legjendar Warren Buffet ka paralajmëruar se përdoruesit e Bitcoin përballen me një katastrofë – duke thënë se kriptomonedhat do të falimentojnë.

Por rregullatorët, bankierët dhe tregtarët me përvojë paralajmërojnë se kjo monedhë virtuale është një “flluskë helmuese” e cila do t’i shkatërrojë shumë njerëz të përfshirë në të.

-Advertisement-

Buffet – i njohur për aftësitë e tij të pabesueshme në fitimin e parave – tha: “Në termat e kriptomonedhave, në përgjithësi, mund të them me siguri të plotë se ato do të kenë një fund të keq”.

Kriptomonedhat janë një version i parave të internetit – pjesë unike digjitale që mund të transferohen nga një person tek tjetri, ku më e njohura prej tyre është Bitcoin.
“Kur do të ndodh ose si nuk e di”, tha ai në një intervistë për CNBC. CEO i Berkshire Hathaway refuzoi të tregonte nëse ka investuar në Bitcoin.

“Nuk kemi asnjë, nuk jemi në asnjë prej tyre, kurrë nuk do të jemi”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera