Rozë

Fundi i shkurtër i zbulon më shumë seç duhet, Bebe Rexha i “vë flakën” rrjetit (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 30 May 2022

Përpos vokalit dhe karrierës së saj të suksesshme, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare jo pak herë tërheq vëmendjen në rrjet me linjat e saj të rrumbullakosura.

Është fjala për Bebe Rexhën, e cila së fundmi iu ka bërë me dije të gjithëve se vera tashmë ka ardhur. Një verë e nxehtë na pret, nëse do të bazohemi te fotot “joshëse” të artistes.

Në fotot e bëra publike duket Rexha me stilin e saj të veçantë. Autorja e “Say my name” mban veshur një fund të shkurtër gold me një prerje jo të zakonshme, dhe një bluzë në nuancat e rozës.

-Advertisement-

Look-un e ka kombinuar me një çantë të vogël dhe sandale me rripa. “Vera është këtu,”- shkruan Bebe krahas fotove duke e shoqëruar me një ikonë me flakë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera