Shëndetësi

Ftohja e zakonshme dhe gripi

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 15 December 2018

Ftohja e zakonshme dhe gripi janë gjendje të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe.

Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda,

Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme.

-Advertisement-

Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes

Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshëm, të cilët e ndryshojnë formën e tyre gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, kur spërklat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë.

Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:

– dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
– pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë
– edhe fyti prodhon sekret, me ç’rast pengon frymëmarrjen
– paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
– teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekretit dhe ënjtjes

Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta:

– kokëdhimbje e lehët apo e rëndë
– ethe dhe temperaturë
– shtangim i lehtë dhe dhimbje në qafë

Shkaktarët, simptomat dhe komplikimet e gripit

Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilët ndryshojnë shumë shpejtë, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor, i cili përhapet në gjithë botën.

Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të spërklave të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin. Simptomat fillojë nga një deri në katër ditë pasi virusi futet në organizëm.

Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm.

Simptomat e fytit janë të ngjashme, ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:

– dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë
– pastaj fillon rrjedhja e sekretit nga hunda
– edhe fyti prodhon sekret
– paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit
– teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu

Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme:

– zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, e cila e dallon gripin nga ftohja e zakonshme
– pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta
– paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë
– zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit
– kokëdhimbja është e pranishme
– dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes
– dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje
– dhimbje dhe shtangim të lehtë në qafë
– sytë mund të skuqen dhe irritohen
– po ashtu edhe lëkura mund të skuqet

Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit

Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekretit në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtangimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe.

Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjeshtë një ftohje apo një grip, në raport me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera