Lajme

Ftesës së PSD-së i përgjigjen vetëm AAK, AKR dhe Nisma

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 11 February 2022

Ftesës së Partisë Socialdemokrate për takim i janë përgjigjur vetëm përfaqësues nga AAK, AKR dhe Nisma Socialdemokrate. Ndërsa, munguan dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK.

Pjesë e takimit për kundërshtim të vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike u panë të jenë edhe përfaqësues të disa sindikatave.

Kujtojmë se Molliqaj ka shkruar të martën se nga e mërkura do t’i ftojë në takim përfaqësuesit e partive opozitare parlamentar e joparlamentare, për të diskutuar rreth një kundërpërgjigjeje të përbashkët për shtrenjtimin e rrymës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera