Lajme

FSShSK-ja me disa kërkesa ndaj qeverisë për ligjin e pagave

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 18 October 2022

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dërguar komentet për Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.

FSSHK ka shqyrtuar dhe diskutuar me anëtarësinë e gjerë për Projektligjin për pagat në sektorin publik deponon këto propozime duke shpresuar që të njëjtat do të trajtohen nga ana e Grupit Punues dhe do të inkorporohen në këtë Projektligj.

Blic ka siguruar komentet që Federata e Sindikatave ka dërguar për të dy këto projektligje.Propozimet e FSSHK-së për Projektligjin për Pagat:

-Advertisement-

Të shtohet një nënparagraf i ri tek paragrafi 1Vlera e koeficientit nuk mund të ulet më poshtë se vlera e koeficientit të miratuar në vitin paraprak

Të shtohet dhe teksti Kontrata kolektivePaga e nëpunësve teknik dhe mbështetës të llogaritet në kuadër të Shtojcës për sistemin shëndetësor

Shtesa e performancës të përdoret me analogji edhe për nëpunësit e shërbimit publikShtesa për vëllim të punës ti mundësohet edhe nëpunësve të shërbimit publik

Shtesa për nëpunësit e sistemi shëndetësor të përfitohet nga të gjithë të punësuarit në të tre nivelet e sistemit shëndetësorTë specifikohet lokacioni i largët kur parashihet dhe si llogaritet dhe të vlen për të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.

Propozojmë të ndryshimit të paragrafit 1 të këtij nenin respektivisht hyrja në fuqi e këtij Ligji të bëhet pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Propozimet e FSSHK-së për Projektligjin për Zyrtarët Publikë:

Nëpunësit teknik dhe mbështetës të trajtohen si nëpunës të shërbimit publik

Nëpunësi i shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës kanë të drejtë të paraqesin ankesë sipas këtij ligji tek punëdhënësi dhe më pas mund të iniciojnë kontest pune në Inspektoratin e Punës dhe në gjykatën kompetente sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Kohëzgjatja e emërimit në cilësinë e ushtruesit të detyrës të jetë më së shumti 6 muaj.

Propozojmë që pranimi në pozitë të kategorisë së ulët dhe te mesme drejtuese bëhet me konkurs të brendshëm, në rast të mos përmbushjes së kritereve shpallet konkursi i hapur dhe publik.

Propozojmë që e drejta në pushim të parakohshëm siç është paraparë për nëpunës civil të iu njihet edhe nënpunësve të shërbimit publik.

Në vend të fjalës duhet propozojmë të shkruhet mundet

Pas nënparagrafit 1 të shtohet edhe një nënparagraf i ri për zëvendësimin në rastet e pushimit të lehonisë të një nëpunësi të shërbimit publikQë përfaqësuesit sindikal të marrin pjesë që nga fillimi i procesit të rekrutimit.

Më poshtë mund ta shihni komentet e dërguara nga FSSHK për këto dy projektligje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera