Lajme

FSSHC përkrah grevën e shërbyesve civilë në zyrën e Kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 06 September 2018

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë po ju del në mbështetje grevës së shërbyeseve civilë të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës për rritjen pagave të këtij sektori.

FSSHC i ka konsideruar kërkesat e grevisteve të arsyeshme dhe të drejta për të kërkuar mos diskriminimin në paga për shumicën e shërbyesve civilë.

“Kërkesat e grevistëve, sipas FSSHC-së, janë të arsyeshme dhe të drejta për të kërkuar mos diskriminimin në paga për shumicën e shërbyesve civilë, që tashmë janë reflektuar nga Vendimi i Kryeministrit për ngritje të pagave për një pjesë të stafit të tij dhe disa njësive brenda njësive të Zyrës së Kryeministrit. Ky vendim nuk i trajton në mënyrë të barabartë pozitat nëpër njësi, por që denigron dhe demotivon një pjesë të madhe të shërbyesve civilë, të cilët dallojnë shumë në pagë brenda një institucioni, konkretisht në njësitë në Zyrën e Kryeministrit”, thuhet në komunikatën e FSSHC-së.

-Advertisement-

Ata shtuan se FSSHC-ja kërkon urgjentisht të shqyrtohen kërkesat legjitime të Këshillit Grevist në njësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe të gjendet zgjidhja pozitive e trajtimit të barabartë të gjithë shërbyesve civilë në këtë institucion, pa pasur diskriminim në asnjë formë.

Shërbyesit civilë në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj ka që tre ditë që kanë hyrje në greve për rritje të pagave, pasi konsiderojnë të diskriminuar një pjesë të stafit civil brenda zyrës së tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera