Lajme

FSK-ja realizon me sukses kursin bazik, Mehaj: Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 06 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se rekrutet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar me sukses kursin bazik, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se Rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimit bazik në Komandën  e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj,  po realizojnë ushtrimin fushor 24 orësh, duke praktikuar  në terren njohuritë teorike të fituara gjatë fazës së parë të trajnimit.

“Motiv shumë i lartë i rekrutëve të FSK-së për të realizuar me sukses maksimal Kursin bazik. Rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimit bazik në Komandën  e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj,  po realizojnë ushtrimin fushor 24 orësh, duke praktikuar  në terren njohuritë teorike të fituara gjatë fazës së parë të trajnimit. Gjatë kësaj faze të trajnimit rekrutët po përballën me disiplina  ushtarake duke filluar nga rregullat e ushtarit në kujdesin e pajisjeve, ndihmën e parë, fushat e minuara, shënjestrimin, lëvizjet taktike etj”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Ndryshe ministri shtoi se motivi i lartë i rekrutëve dhe puna e palodhshme e instruktorëve janë tregues i sigurt i ngritjes së FSK-së në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.

“Motivi i lartë i rekrutëve dhe puna e palodhshme e instruktorëve janë tregues i sigurt i ngritjes së FSK-së në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s. Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!”, ka shtuar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera