Lajme

FSK-ja po kërkon ekspert

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 09 March 2020

Forca e Sigurisë e Kosovës ( FSK ) në kuadër të transformimit të saj dhe duke u bazuar në strukturën aktuale, ka parë nevojën e risistemimit të brendshëm të pjesëtarëve të saj në njësite specialistike të FSK-së.Me këtë rast ka hapur konkurs të brendshëm për të gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët i plotësojnë kriteret për sistemim në vendet e lira: Policinë Ushtarake, Njësia Kibernetike, Togu Ceremonial, Togu i Gardës së Nderit, Regjimenti i Mjekësisë, togjet ISR në regjimentet e këmbësorisë dhe kompania e operacioneve civile ( KOC ).

Kriteret për secilën njësi kanë qenë të ndryshme, pjesëtarët varësisht se në cilën njësi kanë aplikuar i janë nënshtruar testit fizik i cili ka qenë eliminues, teste praktike, intervistave, për t’ua lënë radhën testimeve me shkrim të cilat janë duke u realizuar gjatë kësaj jave në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë .

Testimet po realizohen nga e Zyra e rekrutimit të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së në koordinim me Drejtorinë e personelit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në mbikëqyrjen e ekipit këshillues të NALT-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera