Ekonomi

FSK fiton medaljen e bronztë në garën “Cambrian Patrol’’

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 16 October 2018

Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht ekipi i përzgjedhur i FSK-së i udhëhequr nga togeri Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë, arriti të fitojë medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të patrullimit në Uells, garë kjo e rreptë dhe me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe të ushtrive ndërkombëtare.

Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë, filluan realizimin e skenarit të stërvitjes nga data 12 tetor, duke u përballur me vështirësitë e mëdha të motit që shkaktoi stuhia ,,Cullum’’ edhe në zonën e garës patrulluese.

Sipas një komunikate të mFSK-së, në këtë garë, ekipi i FSK-së përshkoi një sfidë lundrimi me gjatësi prej 80 kilometrash, përmes një sërë skenarësh të dizajnuar për të testuar udhëheqjen, punën ekipore dhe durimin fizik dhe mendor të ekipit.

-Advertisement-

Përveç Republikës së Kosovës, në garën ndërkombëtare patrulluese në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë edhe ekipet e Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit si ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ushtrimi “Cambrian Patrol “është një ngjarje vjetore e organizuar dhe e drejtuar nga Brigada e 160-të e Këmbësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon.

Ky ushtrimi është unik, i nivelit botëror dhe më i madhi i këtij lloji, me pjesëmarrje edhe të shteteve të tjera që kanë të drejtë të marrin pjesë në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar nëpërmjet konkurrimit të tyre të brendshëm.

Ushtrimi “Cambrian Patrol” teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të një ushtari të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelet e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera