Lajme

FSK bëhet me kuzhinë të re, ja sa do të kushtoj ndërtimi i saj

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 11 November 2019

Ushtria e Kosovës do të bëhet me objekt të ri të kuzhinës.

Brenda periudhës dy vjeçare, ushtarët e Kosovës do të ushqehen nga kjo kuzhinë e re, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë, Ministria e Mbrojtjes i ka ndarë grupit operatorë “AAG PROJEKT” dhe “ N.P.T. Loni”  mbi 840 mijë euro.

-Advertisement-

Kështu është  bërë e ditur në njoftim për dhënie të kontratës, i cili është publikuar në web faqen e prokurimit publik, shkruan Gazeta inFokus.

E në këtë njoftim është bërë e ditur se do të ndërtohet edhe një aneks objekt në kazermën e cila ndodhët në Pomozotin.

Për ndërtimin e këtij aneksit të objektit do të shpenzohen nga buxheti i vendit, 223 mijë e 286 euro, shkruan Gazeta inFokus.

Kompania e cila do të merret me ketë ndërtim në kazermën në Pomozotin është “Eurkos Holding Sh.p.k.”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera