Lajme

Fshatrat e Çyçavicës me të madhe po e përkrahin Kryetarin Xhafer Tahiri

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 25 September 2021

Kryetari i Vushtrrisë e kandidati i LDK-së Xhafer Tahiri ka vazhduar fushatën me takime me qytetarë.

Fshatrat e Çyçavicës po e përkrahin masovisht Kryetarin Tahiri edhe për një mandat 4 vjeçar.

Është e qartë që qytetarët po i vlerësojnë projektet e mdha në Çyçavicë, Ujësjellësi, ndriçimi publik, rrugët, kanalizmiet, rruga M22 që i lidh 25 fshatrat atje, të gjitha janë përfunduar në mandatin 4 vjeçar të Xhafer Tahiri, ani pse pandemia që 2 vite i ka penguar shumë projekte.

-Advertisement-


Postimet e Tahirit për takime në Shallc e Novolan:

Në Novolan me asambleistin tonë Nexhi Tahiri, punëtor e i respektuar nga të gjithë, zë autentik në Kuvendin e Komunës.

Novolanin do ta shëndrrojmë në fshat model për gjithë Vushtrrinë, ku tani me dy sheshe e me infrastrukturë pothuajse të kompletuar, investimet e 4 vjeqarit të ardhshëm do të jenë në punësim të rinjve e grave.

Faleminderit për përkrahje kaq të madhe Novolani

Mbrëmë në Shallc, bashkë me asambleistin tonë prof Bashkim Hajrizi takuam banorët e këtij fshati.

Ujësjellësi, ndriçimi e disa rrugë lokale po trajtohen atje. Vazhdojmë me projekte të reja që i lidhin lagjet e Shallcit por edhe subvencionimin në bujqësi. Faleminderit për përkrahje, do të jem gjithmonë pranë jush e mirënjohës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera