Fshati misterioz i të pasurve: I kanë të gjitha, por nuk guxojnë të shkojnë askund
Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 18 October 2018
Fshati kinez i Huaxit, emri kolektiv i fshatit të të pasurve, është një krijim komunist që për vite ka hutuar pjesën tjetër të botës.
Të gjithë 2,000 banorët e regjistruar jetojnë në shtëpi të rehatshme, kanë makina Audi, BMW dhe Cadillac. Ata kanë të drejtën e kujdesit shëndetësor falas dhe arsimit dhe të paktën 250,000 dollarë në llogaritë bankare.
Dikur Huaxi ishte si fshatrat tjera në Kinë, një vend i varfër bujqësor me rreth 600 banorë, krejt kjo derisa aty erdhi Wu Renbao, ish-sekretar i Partisë Komuniste, i cili vendosi të kryejë një lloj eksperimenti ose utopie komuniste, modeluar në vizionin e ish-liderit Mao.
Ai e quajti atë fshatin e parë nën harkun qiellor. Renbao ka themeluar disa kompani investuese, ka hapur fabrika dhe e ka kthyer fshatin në një konglomerat të specializuar në prodhimin industrial.
Në fshat gjendet një park botëror i kopjuar sipas ndërtesave të famshme botërore si Statuja e Lirisë, Shtëpia e Operës së Sidneit dhe në mënyrë të pashmangshme Muri Kinez.
Në pesëdhjetëvjetorin e ekzistencës së fshatit, ata ndërtuan një rrokaqiell me lartësi 328 metra dhe 60 kate. Rrokaqielli është një hotel me 826 dhoma, dhe në katin e parë ka statujën e artë të një demi.
Megjithatë, jeta në fshatin më të pasur në Kinë ka anën e saj të errët dhe shumë kufizime.
Banorët nuk mund të largohen nga fshati, sepse ata humbasin të gjithë pasurinë. Intervistat e medias janë të ndaluara dhe raporte të rralla nga fshati mund të bëhen me mbikëqyrjen e autoriteteve lokale. Të gjithë punojnë shtatë ditë në javë.
“Nëse unë me të vërtetë kam nevojë për një ditë pushimi, ndonjëherë mund ta marr”, tha një punëtor nga një fabrikë tekstili.
Nuk ka klube dhe bare në fshat, dhe bixhozi, drogat e të ngjashme janë të ndaluara.
Megjithatë, ajo që nënkuptohet të portretizohet si socializëm, kur të duket pak më mirë, është në fakt kapitalizmi i mirë i vjetër. Të gjithë 2.000 qytetarët janë aksionarë që gëzojnë një jetë të diversitetit përmes dividentëve.
Të gjitha punët në fshat menaxhohen nga korporata Jiangsu Huaxi Group, e cila ka 57 filiale dhe shtatë kompani mbajtëse.
Përveç 2,000 banorëve që gëzojnë të gjitha përfitimet, ka edhe dhjetëra mijëra ‘proletarë’ që jetojnë vetëm një kilometër katror prapa kufijve të përcaktuar mirë, duke bërë punë të rënda fizike dhe nuk shijojnë të njëjtat privilegje si banorët e fshatit.
“Ky është shfrytëzim i zakonshëm, të gjithë këta dhjetëra-mijëra njerëz që jetojnë pas telave dhe që punojnë në fabrika për një pagë shumë më të ulët, nuk mund të bëhen banorë të barabartë ose aksionarë. Nëse të gjithë anëtarët e komunitetit ishin të barabartë, Huaxi nuk do të funksiononte”, tha një profesor në Universitetin e Gjeorgjisë, Fei-Ling Wang për New York Times.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...