Sport

Frikë për Maradonën?!

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 27 June 2018

Diego Armando Maradona ishte një prej protagonistëve në sfidën e ringjalljes së Argjentinës me Nigerinë, edhe pse nuk ishte në fushën e lojës.

Fillimisht El Pibe De Oro tërhoqi vëmendjen me ekzaltimin e tij pas golit të parë të Argjentinës të shënuar nga Lionel Messi, por më pas në rrjetet sociale filloi të qarkullojë një video ku Maradona në pushim të ndeshjes u largua i ndihmuar nga persona të tjerë pasi nuk u ndje mirë.

Një ndryshim i papritur i tensionit shqetësoi personat që shoqëronin Maradonën që gjithsesi u rishfaq në tribunë për të përjetuar edhe golin e kualifikimit të shënuar nga Marcos Rojo.

-Advertisement-

Pak orë më vonë, El Pibe De Oro vendosi që të qetësojë të gjithë admiruesit nëpërmjet një postimi në Facebook ku i siguronte të gjithë se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Maradona i dërgoi një mesazh edhe të fejuarës së tij Rocio për ta qetësuar duke i treguar versionin e tij të ngjarjeve.

“Nuk e di nga dolën fotot ndërsa më bënin një injeksion”, deklaroi Maradona- “gjithçka më duket çmenduri. Është ora 03:00 e mëngjesit dhe po largohemi nga Moska pa probleme, alkool apo histori të rëndësishme për të treguar. E rëndësishme është që t’i të jesh e qetë dhe mund ta shpërndash këtë mesazh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera