Frika nga pasojat dhe tërheqja “speciale”
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 03 February 2018
Trysnia e shtuar ndërkombëtare dhe paralajmërimet nga diplomatët perëndimorë për pasoja të ashpra, i kanë shtyrë liderët institucionalë në Kosovë që të deklarohen se nuk e mbështesin nismën për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe me termin unik, Gjykata Speciale.
Aktualisht, nisma e 43 deputetëve, e iniciuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, ndodhet në Qeverinë e Kosovës, e cila pritet të japë një mendim lidhur me atë se a duhet të vazhdojë kjo nismë apo jo. Por, vetë kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që Qeveria e tij të mos deklarohet fare. Ndërkohë, që presidenti Hashim Thaçi është deklaruar se Gjykata Speciale nuk mundet dhe nuk do të shfuqizohet.
Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se një qëndrim i prerë si ai i presidentit Thaçi, është dashur të dëgjohet qysh më 22 dhjetor, në ditën kur ishte iniciuar ideja për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Këto ndryshime kaq drastike të qëndrimeve të politikanëve për çështje kaq të ndjeshme, siç është Gjykata Speciale, tregojnë një veti të politikanëve që nuk janë seriozë dhe të cilët e vendosin definitivisht interesin personal mbi atë të përgjithshëm”, thekson Krasniqi.
Pozicionimi i liderëve kundër shfuqizimit të Ligjit për Specialen, sipas Krasniqit, mund të jetë paksa i vonshëm, pasi që në arenën ndërkombëtare tashmë Kosovës dhe imazhit të saj i është shkaktuar dëm mjaft i madh.
“Pra, edhe pse vonë, konsideroj se dëmet tashmë janë shkaktuar për shkak se po e vendosin Kosovën si një shtet joserioz karshi obligimeve ndërkombëtare, të cilat i kanë marrë”, vlerëson Krasniqi.
Nisma e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasoi një peticion të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin kërkonin nga Kuvendi i Kosovës ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Kjo nismë, kishte nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare, kryesisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe vendeve tjera të Kuintit në përgjithësi.
Analisti Krasniqi mendon se politikanët në Kosovës u vetëdijesuan edhe pas paralajmërimeve për sanksione serioze që bashkësia ndërkombëtare mund të ndërmarrë në drejtim të tyre.
“Besoj se tërheqja ka ardhur pasi që u bë e qartë se ata do të përballen me pasoja individuale”.
“Këto kanë qenë sinjale për gjithë klasën politike që kërcënimet nëse mund t’i quaj kështu të bashkësisë ndërkombëtare, nuk kanë qenë vetëm deklarata, por që vërtet kanë pasur për qëllim që t’i përballin me këto pasoja nëse do të merreshin iniciativa të tilla. Ky ndryshim i qëndrimeve ka ardhur kur është parë serioziteti i bashkësisë ndërkombëtare karshi çështjes së Gjykatës Speciale”, tha Krasniqi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në fillim kur ishte prezantuar ideja e shfuqizimit të Ligjit për Specialen, pati deklaruar se do ta respektonte vendimin dhe vullnetin e deputetëve, së fundmi ka deklaruar se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.
“Është e qartë dhe po ua them se me bisedat që kam zhvilluar me shumicën e liderëve politikë, me kryeparlamentarin Veseli dhe me kryeministrin Haradinaj, Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet”.
“Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës, jo opinion i prezantuar prej presidenti të vendit dhe në bazë të hierarkisë institucionale, kushtetuese dhe ligjore”, është shprehur Thaçi.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ia ka dërguar Qeverisë nismën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, në mënyrë që ekzekutivi ta japë mendimin e saj.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar Gjykatën Speciale si “të padrejtë për Kosovën”, por ka deklaruar se kjo çështje ende është duke iu nënshtruar aspektit procedural në ekzekutiv. Haradinaj ka thënë se e respekton qëndrimin e institucioneve, sipas hierarkisë.
“Radhitja është presidenti, Kuvendi, kryeparlamentari dhe Qeveria. Ne jemi në shërbim të Kuvendit dhe ashtu mbetemi. Tani nuk kemi një qëndrim rreth kësaj teme, sepse është në procedurë të rregullt “, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, në një editorial të shkruar kishte thënë se “Gjykatën Speciale më së paku në botë e ka merituar Kosova që t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë, edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj!”
Kuvendi i Kosovës më 3 gusht të vitit 2015, pati miratuar me procedurë të përshpejtuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Miratimi ishte bërë me shumicë votash, por pa pjesëmarrjen e partive të opozitës, të cilat atë kohë i bojkotuan punimet e Kuvendit.
Ligji për Gjykatën e Posaçme është hartuar nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë shumë pak nga vërejtjet e kërkuara nga Prishtina e që kishin të bënin me formulime ku ishte përfshirë edhe fjala gjenocid.
Autoritetet në Prishtinë ishin deklaruar se nuk kanë pasuar mundësi të ushtrojnë ndikim në tekstin e ligjit.
Kuvendi, po ashtu, kishte miratuar edhe projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore në Gjykatën Speciale.
Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshin periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000. /rel
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj me ekipet e tyre, Siç thuhet në komunikatë, në takim është diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës. “Inspektorati Policor i Kosovës në bazë të mandatit të tij, vijon me inspektimet e rregullta dhe ato të jashtëzakonshme në Policinë e Kosovës përmes së cilave synon të kemi polici efikase, transparente dhe të përgjegjshme në detyrat e saj”, thuhet në komunikatë. Në këtë takim u diskutua niveli i zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë. “Ministri Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës”. “Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...