Lajme

Frashër Krasniqi nuk e mohon se Astriti u vetëvra (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 27 June 2018

Deputeti Frashër Krasniqi, që nga Vetëvendosje kaloj në Partinë Socialdemokrate, ka ndryshuar qëndrim rreth vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Ai tani më nuk mendon se Astrit Deharin e vrau pushteti, shkruan Gazeta Fokus.

Madje ai duket se beson më shumë se vdekja e tij mund të ketë qenë vetëvrasje.

-Advertisement-

Kjo pasi ai gjatë një emisioni televiziv, i pyetur disa herë për detajet rreth vetëvrasjes së Deharit, ai tregon rreth tyre, por nuk mohon se vdekja e tij ishte vetëvrasje.

Nderkaq ndryshe nga tani, dikur deputeti u shprehte i bindur se vdekja e Deharit, nuk ishte vetëvrasje.

Bile për rastin Dehari kishte folur edhe në Kuvend.

Ai aty kishte akuzuar edhe ministrin e Drejtësisë, duke thënë se ai dhe shokët e tij kanë gisht në montimin vdekjes së Deharit.

Siç duket me të hedh hapin për në PSD, Krasniqi nuk ka më akuza ndaj askujt.

Në videon e më poshtme mund të shihni pjesën kur Frashër Krasniqi nuk e mohon se vdekja e Deharit ishte vetëvrasje./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera