Francezët që u zunë në Leposaviq: Në Kosovë u ndalëm për kujtime

Autori: Gazeta inFokus
21:27 | 16 August 2022
Dy shtetasit francez të cilët më 26 korrik u arrestuan na Policia e Kosovës në Leposaviq, pasi po lëviznin me një veturë me targa ruse, kanë dhënë sot deklarimet e tyre në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës. B.H dhe A.F që prej arrestimit janë duke qëndruar në paraburgim, masë e cila u është caktuar për 30 ditë
Një vizitë të cilën po e konsiderojnë të paplanifikuar në Kosovë, u ka kushtuar me paraburgim dy francezëve.
B.H 64 vjeçar dhe A.F 34 vjeçar, u arrestuan më 26 korrik, pasi u zunë duke vozitur në Leposaviq një veturë me targa ruse.
Të dy së bashku janë paraqitur të martën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, për të dhënë deklarimet e tyre.
Para prokurores, ata kanë thënë se nga Mali i Zi ishin nisur me qëllim që ta vizitonin Shqipërinë.
Mirëpo, për shkak se dëshironin të bënin një turne turistik, rrugëtimin e realizuan nga Serbia dhe Kosova.
B.H ka deklaruar se dëshiroi të ndalej në Kosovë, pasi këtu kishte shërbyer për KFOR-in në vitin 2002.
E në afërsi të Leposaviqit, ai ka deklaruar se asokohe e kishte pësuar një lëndim.
Këtë deklarim e konfirmon edhe avokati i tij, Vigan Rugova.
“Ai ka deklaruar që në vitin 2002 ka qenë i kontraktuar prej KFOR-it për disa auditime. Në atë pjesë është lëndu. Vetura e tij në atë kohë ka hasë në një minë dhe është lëndu edhe gjatë rrugëtimit të tij ka dashur ta vizitoj këtë pjesë ku para 20 vjetëve ka pasur lëndime, pastaj ka pasur me shku në Shqipëri dhe me e vazhdu turin e tij turistik”, ka thënë Rugova.
B.H ka thënë se në Kosovë ka qenë edhe disa herë të tjera.
Sipas deklarimeve të të pandehurve, personi tjetër me inicialet A.F në këtë rrugëtim ishte në rolin e shoferit.
A.F ka deklaruar se punon për kompaninë ndërkombëtare të udhëtimeve “TUI”.
“Qëllimi i tij asnjëherë nuk ka qenë që të hyjë në mënyrë ilegale, duke e pasur parasysh se për automjetin që e ka përdorë ka pasur kontratë dhe autorizim të përdorimit dhe se nuk ka qenë në dijeni se po bën kalimin e vijës kufitare. Në momnetin që ai e ka kuptu se e ka kaluar vijën kufitare menjëherë ka marrë veprime me u kthy pas, derisa është ndalë nga Policia”ka deklaruar avokati Florim Shefqeti.
Shtetasi francez me inicialet A.F mësohet se ka një kohë që është duke jetuar në Mal të Zi.
Televizioni Dukagjini gjithashtu ka mësuar se ndaj të dyve pritet që shumë shpejtë të ngritet aktakuzë.
Mirëpo, dy francezët duket se nuk janë duke u hetuar për spiunazh.
Pritshmëritë e avokatëve janë që aktakuza të ngritet vetëm për kalimin të paautorizuar të kufirit.
Hyrjen në Kosovë, B.H dhe A.F e kishin bërë nëpër rrugë ilegale, pasi sipas tyre këtë udhëzim u ka dhënë pajisja GPS.

Të tjera
-
Presidenti i Sierra Leones ndan foto nga takimi me Osmanin
Presidenti i Sierra Leones ka ndarë momentin e takimit me homologen e tij kos...
-
Haradinaj kujton martirët e Lubizhdës së Hasit dhe dëshmorët e Brigadës 133
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar so...
-
Trump thotë se e ka kaluar testin mjekësor dhe ndihet në “formë të mirë”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shu...
-
Pikëkalimi i përbashkët me Kosovën, Mickoski: Lehtësim i lëvizjes për qytetarët dhe ekonominë
Është bërë përurimi i pikë-kalimit të përbashkët kufitar “One Stop Shop” “Han...
-
Diaspora e Kosovës – potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Diaspora e Kosovës është një aset i fuqishëm, por i pashfrytëzuar në forcimin...
-
Nga tani, për të hyrë në Maqedoni të Veriut do të ketë vetëm një kontroll kufitar
Në pikën kufitare të Bllacës, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mba...
-
Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët: Mos përdorni agjenci për aplikimin e vizave, aplikoni vetë dhe mbrojeni veten
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësi...
-
Përurohet pikëkalimi i përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Han të Elezit, Kurti thotë se modeli i kontrollit do të jetë hyrje-hyrje
Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut kanë ...
-
Sveçla për hapjen e kufirit në Bllacë: Do të ketë veç një ndalesë kontrolli, do të minimizohen pritjet e qytetarëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e hapjes së kufi...
-
Haliti: Albin Kurti nuk është i interesuar të bëj koalicion me PDK-në, e do LDK-në e NISMA-n
Edhe tre ditë kanë mbetur nga dita kur pritet të mbahet seanca konstituive e ...
-
“Ndryshoni mentalitetin, përgatituni për të keqen” – Evropa përgatit qytetarët e saj për lu*ftë
Udhëzues për mbijetesë, grumbullim dhe stërvitje për evakuim masiv. Evropa...
-
Zgjedhja e kancelarit gjerman, me gjasë më 6 maj
Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjidhet më 6 maj si kancelari i ri...