Lajme

Francë, shkon në 24 mijë e 376 numri i të vdekurve nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 01 May 2020

Ka shkuar në 24 mijë e 376 numri i të vdekurve nga Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se kanë ndarë rajonet e vendit në tri kategori sipas ngjyrave, “e gjelbër”, “portokalli” dhe “e kuqe”, varësisht nga densiteti i virusit, duke shtuar se pjesa verilindore dhe juglindore janë zonat më të prekura në Francë. Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 1.039 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 199.254, tha Salomon.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon tha se 26.283 pacientë po trajtohen në spitale, duke shtuar se në vend për të 22-tën ditë me radhë ka vazhduar të bie numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Në 24 orët e kaluara, 1.248 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 49.476, tha Salomon.

-Advertisement-

Sipas tij, në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 289 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 24.376, ndërsa prej tyre, 9.132 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit. Pavarësisht shifrave, Franca ka vendosur që nga data 11 maj të nis hapja e vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera