Lajme

Francë, shënohen mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 12 February 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19.

Sipas Anadolu Agency, Instituti i Shëndetit Publik njofton se me 21.063 rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka arritur në 3.406.685. Ndërkohë, me 371 vdekje numri i viktimave ka arritur në 80.803.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 27.007 persona, prej të cilëve 3.337 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.640 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 238.753.

-Advertisement-

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.135.333, ndërsa 535.775 pre tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran në një konferencë për media tha se situata e pandemisë në rajonin Moselle të vendit është shqetësuese dhe se këtu janë vërejtur 300 raste të lidhura me llojin e mutacionit COVID-19 me burim nga Afrika e Jugut dhe Brazili. Ai theksoi se vendimi për t‘u rifutur në karantinë nuk është në axhendën e qeverisë në këtë fazë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera