Sport

France Football publikon edhe emrat e fundit për Topin e Artë, lista prej 30 futbollistëve kompletohet me emrin e CR7 (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 09 October 2017

Gazeta prestigjioze franceze France Football ka publikuar edhe pesë emrat e fundit duke e quar në 30-të  numrin e emrave të futbollistëve kandidatë për të fituar çmimin e madh individual, Topin e Artë.

France Football, revista francez e cila e ndan çmimin prestigjioz Topi i Artë, i ka publikuar edhe pesë emrat e fundit për futbollistët që mund ta fitojnë këtë trofe individual .

Emri i pritur ishte ai i yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë.

-Advertisement-

Emrat tjerë të publikuar janë edhe: Cristiano Ronaldo, Eden Hazard, Leonardo Bonucci, Isco dhe Kylian Mbappe.

Pesë emrat e parë të publikuar nga France Football ishin Neymar, Luka Modric, Paulo Dybala, Marcelo dhe N’Golo Kante.

Zbulohen pesë futbollistët e parë që do të jenë në listën e 30 lojtarëve për Topin e Artë (Foto)

Emrat e dytë ishin Luis Suarez, Sergio Ramos, Jan Oblak, Philippe Coutinho dhe Dries Mertens.

Publikohen edhe pesë emrat e dytë për Topin e Artë (Foto)

Kandidaturat tjera që quan numrin në 15-të ishin Kevin de Bruyne, Roberto Lewandowski, David De Gea, Harry Kane dhe Edin Dzeko.

Pesë kandidatët e tretë për Topin e Artë (Foto)

Ndërsa, emrat që quan në 20-të numrin ishin Antoine Griezmann, Toni Kross, Gianluigi Buffon, Sadio Mane dhe Radamel Falcao.

France Football publikon edhe pesë emra tjerë për Topin e Artë (Foto)

Lista që dërgoi në 25 numrin e futbollistëve kandidatë ishte e përbërë nga Lionel Messi, Pierre-Emeric Aubameyang, Edinson Cavani, Mats Hummels dhe Karim Benzema.

Publikohen edhe pesë emrat e radhës për Topin e Artë, shfaqet emri i Messit (Foto)

Favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Ronaldo, ndërsa pas tij vijnë emra tjerë si Messi, Dybala dhe Buffon. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera