Sport

Francë – Belgjikë, formacionet e mundshme të super sfidës së 1/8 së finales

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 01 July 2024

Ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ padyshim që është mes Francës dhe Belgjikës.

Dy kombëtare të forta evropiane do të përballen në fazën e hershme të eliminimit direkt dhe njëra nga to sonte do të shkoj në shtëpi.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Merkur Spiel Arena në Dusseldorf me fillim nga ora 18:00 .

-Advertisement-

Një duel ku përballë njëra tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe vetëm njëra do të vazhdoj rrugëtimin drejt trofeut të madh.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps luan me sistemin 4-3-3 dhe nuk pritet të ketë ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë, derisa në fazën e sulmit do të jetë treshja Ousmane Dembele, Kylian Mbappe dhe Marcus Thuram.

Ndërkohë Belgjika që luan me sistemin 4-2-3-1 do të ketë në krye të sulmit golashënuesin më të mirë në histori të tyre, Romelu Lukakun.

Formacioni i mundshëm i Francës: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, T. Hernandez; Griezmann, Kante, Rabiot; Dembele, Mbappe, Thuram.

Formacioni i mundshëm i Belgjikës: Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Theate; Onana, Tielemans; Trossard, De Bruyne, Doku; Lukaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera