Lajme

Konjufca dhe disa deputetë do të marrin pjesë në varrimin e Kadaresë

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 03 Korrik 2024

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës në nderim të shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare.

Përveç Konjufcës siç ka njoftuar Kuvendi do të marrin pjesë edhe disa deputetë.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, nesër, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Dje është konfirmuar edhe pjesëmarrja e presidentes Osmani.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy