Lajme

Franca thotë se nuk ka asnjë marrëveshje në horizont për armëpushim në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 22 March 2022

Nuk ka asnjë marrëveshje në horizont për një armëpushim në Ukrainë, thuhet në një deklarim nga Pallati Elysee, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, foli me homologët e tij rusë dhe ukrainas.

“Për momentin nuk ka asnjë marrëveshje, por presidenti [Macron] mbetet i bindur për nevojën për të vazhduar përpjekjet e tij”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.

“Nuk ka rrugëdalje tjetër përveç armëpushimit dhe negociatave me mirëbesim midis Rusisë dhe Ukrainës”.

-Advertisement-

Telefonata mes Macronit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ka zgjatur për një orë, sipas Pallatit Élysée.

Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, Macron ka mbajtur një linjë komunikimi të hapur si me Putinin, ashtu edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Duke përfshirë telefonatat sot, Macron ka folur me Putinin tetë herë dhe me Zelenskyn 17 herë që nga fillimi i pushtimit rus, muajin e kaluar, sipas llogaritjes së CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera