Lajme

Franca regjistron mbi 102 mijë raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 18 January 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 102 mijë raste të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 102.144 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 14.274.528 ndërsa me 298 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 127.263.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.776 persona, prej të cilëve 3.913 në kujdesin intensiv.

-Advertisement-

Drejtoresha e Shëndetit Publik, Genevieve Chene deklaroi se është shumë herët të thuhet se pandemia ka përfunduar.

Ajo theksoi se vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19. Sipas saj, duhet të vazhdohet të tregohen të kujdesshëm dhe se numri i personave që trajtohen në spitale mund të rritet.

Chene shtoi se është e nevojshme të priten ditët e ardhshme për të bërë një vlerësim lidhur me ecurinë e pandemisë.

Ndërkohë në Paris vendosja e maskave në ambiente të hapura është bërë sërish e detyrueshme. Në një deklaratë nga Drejtoria e policisë së Parisit thuhet se në kuadër të udhëzimit të qeverisë tashmë është bërë e detyrueshme vendosja e maskave në tregjet në qytet, në vendet ku ndodhen mbi 10 persona dhe në vendet ku priten mjetet e transportit publik, përreth shkollave, universiteteve, vendeve të adhurimit dhe qendrave tregtare.

Gjykata administrative e Parisit më 13 janar anuloi vendimin e prefekturës që e bën të detyrueshme vendosjen e maskës në ambiente të hapura në kryeqytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera