Lajme

Franca nuk përjashton sanksionet ndaj sektorit energjetik të Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 20 March 2022

Sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë po dëmtojnë ekonominë ruse dhe presidentin Vladimir Putin, tha të dielën ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Le Maire shtoi se ndalesa e importeve të naftës dhe gazit rus në Bashkimin Evropian, vazhdon të jetë një opsion për Parisin.

“Sanksionet po e dëmtojnë shtetin rus dhe po e dëmtojnë Vladimir Putinin”, tha Bruno Le Maire gjatë një interviste për televizionin LCI.

-Advertisement-

“A duhet të ndërpresim menjëherë blerjen e naftës ruse, apo duhet të presim edhe pak dhe të ndalojmë importin e gazit rus? Presidenti [i Francës, Emmanuel Macron] asnjëherë nuk i ka përjashtuar këto mundësi”, tha ai./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera