“Franca nuk kushtëzoi liberalizimin e vizave për Kosovën”, thotë gazetarja nga Brukseli
Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 13 October 2022
Gazetarja nga Brukseli, Xheraqina Tuhina, ka komentuar mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca kishte kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me programin ETIAS.
“Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive” – u shpreh gazetarja nga Brukseli.
“Nëse nuk mund të themi që ishte ditë pozitive, nuk mund të themi as që ishte ditë negative.” – komentoi më tej ajo.
Gjithçka varet se sa ngulmuese do të jetë Franca – meqë lidhet me procesin ETIAS, i cili asnjëherë nuk ka qenë plotësisht operacional. Kjo kërkesë pak a shumë mund edhe të bie në ujë. Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, këto janë pak më serioze si kërkesa. Nëse nuk gaboj, Kosova ka marrëveshje për riatdhesim me shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian,” – vazhdoi ajo.
Kujtojmë se znj. Tuhina është korrespodente me përvojë të gjatë nga Brukseli që ka monitoruar nga afër proceset e ndryshme integruese të Kosovës në mekanizmat evropiane.
Të tjera
-
Sot mblidhen dy komisione parlamentare
Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme. ...
-
Një fshat me 46 banorë në Itali po zhvillon zgjedhjet lokale me 30 kandidatë në listë
Fshati Ingria pranë Torinos pret zgjedhjet lokale për të zgjedhur një qeveri ...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira
Në Shqipëri moti sot do të jetë me vranësira reshje shiu paradite, pasdite k...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Milionat në ‘Trepçë’ nuk rikthejnë namin e saj
Në fund të tetorit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që të ...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kosovë, pri...
-
Joseph: Administrata Biden të caktojë një ‘emisar special për njohjen e Kosovës’ nga pesëshja e BE’së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...