Franca nuk jep azil për kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 19 September 2017
Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka theksuar se Kosova e drejta e azilit në Francë është e përcaktuar me kushte shumë të sakta të qasjes nga pikëpamja ligjore dhe ushtrohet nën mbikëqyrjen e gjyqtarit. Sipas tij shtetasit e vendeve që konsiderohen “të sigurta” nuk mund të pretendojnë të gëzojnë të drejtën e azilit në Francë.
Zëri: Javën e fundit është raportuar për një fluks të mundshëm të kosovarëve drejt BE-së. A keni informacione nëse janë paraqitur kërkesa të reja nga kosovarët për azil në Francë?
Chabert: Nga informatat që kemi si Ambasadë, nuk ka pasur rritje të kërkesave për azil gjatë javëve të fundit.
Zëri: A jep Franca azil për kosovarët apo shumica e kërkesave refuzohen, njëjtë si shtetet tjera të BE-së?
Chabert: E drejta e azilit në Francë është e përcaktuar me kushte shumë të sakta të qasjes nga pikëpamja ligjore dhe ushtrohet nën mbikëqyrjen e gjyqtarit. Shtetasit e vendeve që konsiderohen “të sigurta” nuk mund të pretendojnë të gëzojnë të drejtën e azilit në Francë. Vende “të sigurta” janë ato ku nuk ka dhunë të përgjithshme dhe ku shteti është në gjendje të kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj. Kosova është klasifikuar në Francë nga organi përgjegjës për regjistrimin e kërkesave për azil, në listën e vendeve “të sigurta”.
Zëri: Nëse ndodh një eksod i mundshëm drejt BE-së a i humbin kosovarët të gjitha gjasat për heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian dhe si duhet të veprojnë zyrtarët politikë në Kosovë?
Chabert: Nuk ka asnjë arsye që në këtë fazë të parashikohet një eksod i popullatës kosovare në BE. Megjithatë, është e dobishme të qartësohet dallimi midis çështjes së vizave dhe emigracionit. Heqja e kërkesës për vizë nuk është e drejtë për të emigruar, është e drejtë për të udhëtuar. Ata që nuk do të kuptojnë dallimin midis këtyre dy koncepteve kur liberalizimi i vizave ndodh dhe që zgjedhin të qëndrojnë në zonën Shengen përtej kohës së udhëtimit të parashikuar në marrëveshje, do t’u kërkohet të largohen nga Bashkimi Evropian dhe nuk do të mundë të rikthehen. Marrëveshjet e liberalizimit të vizave ende parashohin një klauzolë të riatdhesimit. Një mekanizëm për të pezulluar liberalizimin e vizave i lejon Bashkimit Evropian të reagojë, përkohësisht dhe si mjet i fundit, kur rregullat nuk respektohen.
Zëri: A do të ketë vëzhgues nga BE-ja në monitorimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit dhe sa prej tyre do të vijnë nga Franca?
Chabert: Do të ketë një ftesë për shtetet anëtare të BE-së që të dërgojnë vëzhgues në Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së dhe shpresoj që edhe këtë herë do të ketë pjesëmarrës francezë. Unë, tani për tani, ende nuk mund t’ju them sa, por dua që ata të jenë të shumtë.
Zëri: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet në nivel presidentësh. Cili do të jetë roli i Qeverisë në këtë dialog?
Chabert: U takon autoriteteve të Kosovës që të vendosin vetë. Presidenti Thaçi bëri propozime në këtë drejtim më 14 shtator. Tani i takon Qeverisë të tregojë nëse ajo pajtohet me ato propozime.
Të tjera
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...