Lajme

Franca i kthehet kërcënimeve të Putinit, ia përmend armët nukleare të NATO-s

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 24 February 2022

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka thënë se Putini, kur bën kërcënime për përdorimin e armëve bërthamore, duhet të kuptojë se edhe NATO-ja është një aleancë bërthamore.

I pyetur nëse kërcënimi i Putinit për “pasoja të tilla që nuk i keni hasur kurrë në historinë tuaj” ishte i barabartë me kërcënimin për përdorimin e armëve bërthamore në konfliktin e Ukrainës, Le Drian tha se kuptohej si i tillë, shkruan Al Jazeera, transmeton lajmi.net.

“Po, mendoj se edhe Vladimir Putin duhet të kuptojë se aleanca Atlantike është një aleancë bërthamore. Kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha Le Drian në televizionin francez TF1.

-Advertisement-

Ndryshe, deri tash nga autoritetet ukrainase janë raportuar 57 qytetarë të vrarë e qindra të plagosur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera