Lajme

Franca, Gjermania dhe Spanja dakordësohen për fazën tjetër të FCAS-it

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 18 November 2022

Franca, Gjermania dhe Spanja kanë arritur një marrëveshje për të filluar fazën tjetër të zhvillimit të avionit të ri luftarak, të quajtur FCAS.

Ky i fundit, do të jetë projekti më i madh i mbrojtjes në Evropë me një kosto të vlerësuar prej më shumë se 100 miliardë euro.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”, duke cituar dy burime.

-Advertisement-

Një burim i qeverisë franceze konfirmoi se industria, e cila kohët e fundit u pa si një pengesë kryesore për marrëveshjen, kishte rënë dakord të kalonte në fazën tjetër të projektit të avionëve ushtarakë.

Sipas informacioneve paraprake, faza e ardhshme e zhvillimit të Sistemit Ajror Combat në të ardhmen pritet të kushtojë rreth 3.5 miliardë euro, të cilat do të ndahen në mënyrë të barabartë mes tre vendeve.

“Dassault Aviation”, “Airbus” dhe “Indra” do të ndërtojnë avionin ushtarak, i cili pritet të hyjë në shërbim nga viti 2040, me synimin për të zëvendësuar avionët francezë “Rafale” dhe gjermanët “Eurofighter”.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ish-kancelarja gjermane Angela Merkel njoftuan fillimisht planet për FCAS-in në korrik 2017.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera