Sport

Franca funksionon në mesfushë, Tchouameni bën të harrohen Pogba e Kante

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 12 December 2022

Para ndeshjes me Francën, mediat angleze u përpoqën të vënë nën presion Hugo Lloris, portier i “Les Bleus” dhe i Tottenhamit, me deklarata të tipit: “Nuk është në formë, nuk është më i njëjti”.

Lloris u përgjigj me një paraqitje të jashtëzakonshme, pritje në seri ndaj goditjeve të Kane e Bellingham, ndërsa në intervistën pas ndeshjes, Aurelien Tchouameni nuk i kurseu komentet në lidhje me Lloris, duke u shprehur: “Anglezët shkruan dhe thanë budallallëqe. Njerëzit flasin, ne përgjigjemi me vepra. Lloris ishte i jashtëzakonshëm”.

Një deklaratë që demonstron se sa personalitet ka Tchouameni, brenda dhe jashtë fushe, edhe pse është vetëm 22 vjeç. Në rreshtimin 4-2-3-1 “deshampian” Tchouameni dhe Rabiot janë dy mesfushorët. Në krahasim me Botërorin 2018, Franca ka një mesfushë të re. Nuk janë Kante dhe Pogba, të dëmtuar. Dukej se një rënie e rendimentit do të ishte e paevitueshme, por Tchouameni dhe Adrien Rabiot mbajtën lart nivelin.

-Advertisement-

Tchouameni, me origjinë kamerunase, është rritur te Bordeaux dhe u bë dikushi te Monaco. Kishte si referim Paul Pogbanë dhe u shpreh për të se është i gatshëm për gjithçka. Në rivierën franceze u takua me Cesc Fabregas, spanjollin kampion bote. Fabregas kuptoi menjëherë potencialin e djaloshit për të cilin do të shprehej: “Kuptova menjëherë se sa i zoti është. Më pëlqente sjellja e tij, nuk reshte së bëri pyetje, kërkonte të rritej. Është një mesfushor që i bën gjërat të thjeshta me vështrimin shumë para, drejt sulmuesve. Është shumë agresiv”.

Fabregas dhe Tchouameni u bënë miq, iknin se bashku për peshk, një pasion i përbashkët. Merkatoja i ndau, Tchouameni u shit te Reali i Madridit për 100 milionë, Fabregas sot është te Como në Serinë B për etapën e fundit të karrierës. Në ndeshjen e fundit bëri një gol të rëndë dhe dhuroi një paraqitje të mirë, edhe pse “e njollosur” nga ndërhyrja ndaj Saka, që solli penalltinë e parë të anglezët, por edhe gabimet janë pjesë e rritjes.

Tchoueameni nuk vuajti përballë Bellingham, homologut të tij anglez për sa i përket moshës dhe potencialit, përkundrazi u shfaq i barabartë. Integrimi me Rabiot u duk i natyrshëm, të dy merren vesh mirë. Tchuameni është më i kompletuar, ashtu si Bellingham ushtron çdo funksion, pjesëtar i një brezi të ri mesfushorësh, i gatshëm të bëjë gjithçka, pa munguar kurrë në asnjë aspekt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera