Sport

Franca e nis me fitore në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 16 June 2018

Me shumë vështirësi, Franca ka grumbulluar pikët e para në Botërorin e Rusisë.

Franca e ka mposhtur 2-1 Australinë, për ta nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës që po zhvillohet në Rusi, shkruan Gazeta Express.

Franca kaloi e para në epërsi me golin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann, që shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 58’ pas një penalltie të fituar me ndihmën e VAR.

Australia reagoi menjëherë, duke barazuar 1-1 në minutën e 62’ përmes Mile Jedinak.

-Advertisement-

Kur u mendua se skuadrat do t’i ndajnë pikët, realizoi Paul Pogba sipas FIFA-s në minutën e 81’të, me ndihmën e Aziz Behich, që fillimisht u duk si autogol.

Ndeshja tjetër në Grupin C zhvillohet në orën 18:00, mes Perusë e Danimarkës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera