Franca me Deschamps deri në vitin 2020
Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 09 June 2018
Zërat për mundësinë e kalimit të Zinedine Zidane në pankinën e Francës janë shuar. Ai që e bëri të ditur këtë është pikërisht presidenti i Federatës franceze të Futbollit, Noël Le Graët, që deklaroi se në drejtimin e “Bluve” do të jetë Deschamps deri në vitin 2020, vit kur përfundon edhe kontrata e tij.
“Deschamps ka një kontratë me ne deri në vitin 2020. Nuk ka asnjë klauzolë negative në të. Ai do të qëndrojë”, tha Le Graët në një intervistë për radion “RMC”. “Pas këtij viti do të shohim se çfarë do të ndodhë me të”.
I pyetur më pas për mundësinë që ka Zidane për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje, kreu i qeverisë së futbollit transalpin theksoi se është më mirë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi ai nuk ka komunikuar në asnjë mënyrë me ish-trajnerin e Realit të Madridit për këtë çështje.
Më pas, Le Graët bëri të ditur objektivin e skuadrës së Francës, që është kalimi të paktën deri në gjysmëfinale, që do të ishtë një rezultat më i mirë sesa ai i Botërorit 2014, kur Franca u eliminua në çerekfinale, duke bërë të ditur më pas edhe shpërblimet për futbollistët në rast të arritjes së objektivit.
Nëse Franca do të arrijë në gjysmëfinale, lojtarët e Francës do të përfitojnë 100-150 mijë euro, nëse do të kalojnë në finale ata do të përfitojnë 280 mijë euro secili.
Të tjera
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...