“Fox News” për Kurtin: Aleati i SHBA’së e quan ‘naive’ politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 02 June 2023
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u përball me kritika nga një aleat i ngushtë pasi tensionet etnike janë ndezur sërish në Ballkan.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti goditi Blinkenin, i cili kishte kritikuar qeverinë e Kosovës për “veprimet që ajo ndërmori kundër këshillës së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë”, thuhet në një deklaratë nga Blinken, raporton “Fox News”.
Kurti nuk u tërhoq, duke i thënë gazetës “The Guardian” në një intervistë: “Unë mendoj se nuk është thjesht e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive”. Ai tha gjithashtu se komentet po e zbusin presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës injoroi kërkesën e Blinkenit për të ndryshuar kursin dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do të nxisnin tensionet. Kurti tha se policia e Kosovës do të qëndrojë në rajonin e veriut me shumicë serbe, një veprim që SHBA-ja beson se nuk do të ndihmojë në zbutjen e situatës. Si përgjigje, SHBA-ja njoftoi se po anulonin pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjet e ardhshme ushtarake të NATO-s.
I pyetur për koment mbi kritikat e Kurtit, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit referoi “Fox News Digital” t’i drejtohet komenteve të Blinkenit në Norvegji të enjten, ku ai tha: “Përshkallëzimi atje dhe veprimet e ndërmarra atje e çojnë Kosovën dhe Serbinë në drejtimin e gabuar, sepse përgjigja që ne kërkojmë që është de-përshkallëzimi, shmangia e çdo veprimi të njëanshëm dhe kthimi në këtë proces normalizimi dhe përpjekjeve të udhëhequra nga BE-ja (sepse) kjo është ajo që u premton të dyve një të ardhme integrimi në komunitetin euroatlantik”, tha Blinkeni gjatë konferencës së tij për shtyp në Oslo.
Blinkeni tha se SHBA-ja do të kundërshtojë çdo veprim që do të ndërmarrë secili vend që do ta bënte integrimin në BE një perspektivë më të largët.
“Ne kemi qenë shumë të qartë në shqetësimet tona për disa nga veprimet e fundit që janë ndërmarrë. Këtë ua kemi thënë drejtpërdrejt liderëve të përfshirë, duke përfshirë kryeministrin Kurti. Dhe ne po kërkojmë që të dy të veprojnë me përgjegjësi në vazhdim”, shtoi Blinkeni.
Në këtë debat u përfshi edhe Presidenti francez Emmanuel Macron dhe fajësoi drejtpërdrejt Kurtin dhe Kosovën për konfrontimin. Me qortimin e Kurtit si aleat, SHBA-ja është akuzuar nga disa qarqe diplomatike se ka marrë anën e Vuçiqit, i cili ka qenë vazhdimisht aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.
“Unë nuk mendoj se deklaratat e fundit nga Shtetet e Bashkuara apo Franca domosdoshmërisht nënkuptojnë se ata janë në anën e Vuçiqit aq sa janë thjesht kritikë ndaj vendimit të qeverisë Kurti për të dërguar kryetarët e komunave në zyrat e tyre dhe për këmbënguljen se ata kanë legjitimitet për të qeverisur, duke e ditur shumë mirë se kjo ka të ngjarë të ndezë tensione”, tha Helena Ivanov, bashkëpunëtore në “Henry Jackson Society”, për “Fox News Digital”.
“Përgjithësisht, mendoj se Perëndimi vetëm dëshiron që gjërat të qëndrojnë qetë dhe do të kritikojë çdo lëvizje që ka gjasa të ndezë tensione – prandaj edhe toni kritik ndaj Kosovës”, shtoi Ivanov.
Duke u përballur me presionin në rritje nga evropianët, presidentët e Serbisë dhe Kosovës u takuan në Moldavi për të diskutuar mënyrat e uljes së tensioneve të enjten. Reuters raportoi se pas takimit të saj me Vuçiqin, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e akuzoi atë se “rënkon dhe ankohet dhe … nuk e thotë të vërtetën”.
Osmani, megjithatë, ofroi disa shpresa duke thënë se Kosova mund të mbajë zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve nëse ato do të nxiteshin legalisht. Vuçiqi u largua pa komentuar për mediat, sipas Reuters.
Për krizën e fundit në veri, Kurti fajësoi Vuçiqin për nxitjen e tensioneve dhe ndezjen e asaj që ai e quajti një “turmë fashiste” që sulmoi forcat e NATO-s.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...