Rozë

FOTOT/ “Kam rënë në koma për 20 minuta dhe dikush më pyeti…”, rrëfehet këngëtarja shqiptare që hoqi dorë nga muzika dhe u fokusua tek feja

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 03 July 2023

Ish-këngëtarja e njohur shqiptare, Shkëndije Mujaj tre vite më parë hoqi dorë nga muzika dhe u shpërngul në Zvicer ku jeton dhe punon si ndihmës mjeke.

Ndonëse u përfol se çdo gjë nisi nga një ëndërr e saj e vërteta qenka shumë ndryshe dhe këtë gjë e tregoi më së miri vetë ish-këngëtarja gjatë një interviste që zhvilloi së fundmi për “Prive”.

Ajo tha se kur ka qenë adoloshente ka pësuar një aksident me biçikletë në Zvicer dhe ka rënë në koma për 20 minuta, ndërsa tregoi se gjatë kësaj kohe ajo ka parë një pamje të bukur me lumenj.

-Advertisement-

Ndër të tjera Shkendija rrëfeu se teksa ishte shumë lumtur në atë vend magjik, një person e kishte pyetur atë nëse kishte dëshirë të qëndronte aty, por kjo iu kishte përgjigjur që jo pasi pasi i kishte dhënë fjalën babait që do kthehej.

Sipas saj ka qenë pikërisht kto 20 minuta që e kanë bërë të refletktojë, të ndryshojë dhe ti përkushtohet fesë sepse ajo e ka përforcuar dhe i ka ndryshuar jetën.

“Nuk ka qenë një vegim. Kur kam qenë e adoloshente kam bërë një aksident me biçikletë në Zvicer dhe kam rënë në koma.

Ka qenë një kohë rreth 20 minuta dhe nuk është se kam parë njerëz por kam parë lumenj dhe kopshte shumë bukur dhe dikush më ka pyetur a dëshiron të qëndrosh këtu, i thash shumë po më pëlqen por jo dua të kthehem se babit i kam thënë do të kthehem.

Kam qenë shumë e lumtur aty dhe kur i kam hapur sytë u mërzita shumë. Ka qenë një ndër arsyet që unë kam besuar që ka një botë tjetër dhe kam filluar të hulumtoj rrugën deri tek ajo pjesa. Mua ma ka ndryshuar përditshmërinë dhe kohën. Më ka përforcuar. Më ka ndryshur jo vetëm në sjellje por edhe në ndershmëri”- tha Shkendija.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera