Lajme

Fotoreporteri që dokumentoi me pamje luftën e Ukrainës, vendit të tij

Autori: Islam Morina 18:37 | 17 March 2022

Ishte një nga momentet kur Dondyuk u thye shpirtwrisht. Gjatë tetë viteve të fundit, ai ka fotografuar shumë aspekte të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ai e ka parë dhe dokumentuar luftwn nga të dy anët e frontit. Për Dondyukun, 38 vjeçar, historia ishte gjithmonë personale, por jo më shumë se gjatë kwtyre javëve të fundit. Nëna e tij është detyruar të largohet nga vendi si refugjate. Kurse babai i tij jeton në një qytet nën pushtimin ushtarak rus, shkruan Time, transmeton Gazeta Infokus.

“Qyteti im, ku kam jetuar prej vitesh, po shkatërrohet”, thotë Dondyuk duke aluduar për Kievin. “Unë nuk po vij për këtë nga larg. Kjo është dhimbja ime. Ky është vendi im”, shprehet ai.

-Advertisement-

Në javën e dytë të luftës, thotë ai, faza fillestare e panikut në kryeqytet u qetësua. Llogore dhe postblloqe u shfaqën në lagjet e banuara, pranë shkollave dhe këndeve të lojërave, ndërsa ukrainasit përgatiteshin të luftonin me trupat ruse nga rruga në rrugë.

Shumë njerëz ikën, por shumë të tjerë qëndruan për të ndihmuar, duke e shndërruar qytetin në një metropol të kohës së luftës – shumë më bosh, më i zymtë, por plot qëllim dhe vendosmëri. Ata që nuk mund të dilnin vullnetarë për të luftuar, e kanë shpenzuar kohën e tyre duke ndihmuar ata që e bënin këtë, duke gatuar, duke mbushur thasë me rërë, duke kujdesur zjarret dhe duke shpërndarë furnizime.

Më e keqja e masakrës deri më tani ka qenë e kufizuar në periferitë veriore të qytetit, ku Dondyuk u plagos më 6 mars.

Atë mëngjes ai u nis me makinë për në periferi të Irpin, së bashku me dy fotografë të tjerë. Për të frenuar përparimin rus, forcat ukrainase kishin hedhur në erë një urë që të çon në jug nga ai qytet në Kiev, duke lënë vetëm një vendkalim të vogël mbi një lumë, mjaftueshëm i gjerë për të kaluar një ose dy njerëz në të njëjtën kohë.

Teksa fotografët mbërritën, ata panë disa furgona pranë urës, që prisnin t’i çonin civilët në një vend të sigurt ndërsa po kalonin. Shumë nga ata që kaluan ishin të moshuar. Të tjerë kishin foshnja në karroca dhe kafshë shtëpiake nën krahë.

Një grup ushtarësh ukrainas qëndronin aty pranë. Dondyuk ishte ndalur për të bërë fotografi, kur dëgjuan mortajën e parë që vinte. Ishte fillimi i një sulmi që do të zgjaste për rreth dy orë, duke synuar të vetmen rrugë për civilët që po iknin nga Irpini.

Ushtarët në urë u shtrinë ndërsa bombardimet vazhduan. Por Dondyuk dhe dy kolegët e tij qëndruan për të dokumentuar skenën, duke u tërhequr vetëm pasi një copëz  granate e goditi në shpatull.

Dhjetëra civilë u plagosën ose u vranë në sulm. Megjithatë, ata vazhduan të lëviznin nëpër urë edhe pse bombat po binin.

“Ata mund të shihnin mortajat përpara tyre. Ata mund të shihnin trupat”, thotë Dondyuk./Gazeta Infokus/

Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk.
Maxim Dondyuk.
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk.
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maksim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk
Maxim Dondyuk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera