Fun & Video

Fotografia e shpëtimit fiton çmim pas 5 vitesh

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 17 November 2017

Një burrë nga India mori një telefonatë rreth orës 8 të mëngjesit ku i thuhej se një leopard kishte ngecur në një fshat.

Ngjarja ndodhi në vitin 2012 dhe ai vendosi që ta fotografonte, por nuk e dinte se do fitonte një çmim për të.

Operacioni i shpëtimit zgjati tre orë e gjysmë dhe shumë burra nga fshati u mblodhën për të dhënë ndihmën e tyre.

-Advertisement-

Një nga pamjet, ku leopardi sheh lart të gjithë që po përpiqeshin ta shpëtonin fitoi një cmim të shquar për fotografimin e një kafshe të egër.

Sipas banorëve të zonës, leopardi ka notuar për 25 orë që të mbijetojë derisa ka rënë në dorën e tyre.

Sipas BBC, këto raste ndodhin shpesh në Indi por janë të rralla momentet kur banorët vendosin ta shpëtojnë pasi frikësohen se mund të sulmohen nga kafsha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera