Sport

FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 13 September 2023

Ndeshja Rumani-Kosovë, e cila u mbyll me rezultatin 2-0, ishte shumë e trazuar, me vendasit që provokuan keq dhe diskriminuan ekipin dardan në Bukuresht.

Në prononcimin për mediet pas kësaj sfide një nga yjet e Kosovës, Mërgim Vojvoda theksoi se ndjehen krenarë që janë shqiptarë.

Megjithatë pas ndeshjes mbrojtësi i Torinos ka reaguar edhe në rrjetet e tij sociale, ku shkruan se Rumanisë duhet t’i vijë turp, ndërsa e shfaq sërish krenarinë që është shqiptar.

-Advertisement-

“Rumani të të vijë turp për mënyrën si mendon. FIFA bëj punën tënde dhe lërë respektin që të dominojë në lojë. Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptar”-shkruan Vojvoda në “Insta-story”.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy