Lajme

Foto e rrallë: Albin Kurti pasi u lirua nga burgu i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 16 September 2022

Një fotografi të rrallë ka publikuar kameramani, Sylejman Kllokoqi, të kryeministrit, Albin Kurti.

“…momentet e para pasi u lirua nga burgu i Serbisë, foto nga Alban Bujari”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Kurti ishte i arrestuar politik gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ishte liruar me 7 dhjetor të vitit 2001 dhe kjo është bërë pas presionit të ndërkombëtarëve për të liruar të burgosurit politik të regjimit serb.

-Advertisement-

Albin Kurti është arrestuar më 27 prill 1999 në Prishtinë. Deri me 2 maj 1999 është mbajtur në burgun e Prishtinës. Prej 2 maj deri më 10 qershor në burgun e Lipjanit. Prej 10 qershorit deri më 13 dhjetor 1999 në burgun e Pozharevcit. Prej 13 dhjetorit deri më 13 mars 2000, në burgun e Nishit.

Procesi gjyqësore ndaj Albin Kurtit ka filluar më 9 mars 2000 ndërsa më 13 mars është shqiptuar dënimi prej 15 vjetësh nën akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë” sipas nenit 116.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera